Centauri dhe kali në instalacionin Anamnesis

NJERIU · QYTETËRIMI · NATYRA

Anamnesis.

Mes asaj që kemi ndërtuar
dhe asaj që kemi qenë.

Zbuloni instalacionin↓
BETON / METAL / BRONZTHE CONVEX DOME · DURRËS ↗

INSTALACIONI

Një labirint jashtë.
Një udhëtim brenda.

Instalacioni trajton marrëdhënien e njeriut me qytetërimin dhe kujtesën e natyrës. Vepra ndërtohet nga tuba prej betoni — elementë të infrastrukturës urbane — të cilët, të shkëputur nga funksioni i tyre praktik, shndërrohen në një labirint simbolik.

Brenda kësaj arkitekture artificiale, lëvizja nuk është vetëm fizike, por edhe mendore.

BETON, METAL, BRONZINSTALACION HAPËSINORLËVIZJE & REFLEKTIM
Vizualizim konceptual i centaurit dhe kalit mes tubave të betonit

Figurat dhe tubat prej betoni formojnë një labirint simbolik.

TAKIMI

DY FIGURA. NJË ORIGJINË.

Jo përballje.
Njohje.

I

Centauri

Figura mitologjike që bashkon njeriun dhe kalin, simbol i konfliktit të përhershëm ndërmjet instinktit dhe arsyes.

QENIA E TRANSFORMUAR
II

Kali

Përballë tij, jo si kundërshtar, por si pasqyrim i origjinës, lirisë dhe natyrës së paprekur.

KUJTESA E ORIGJINËS

MATERIA & DRITA

Sipërfaqja mban
gjurmën.

Detaj i kokës së kalit nën dritën e instalacionit
KALI · DETAJ
Detaj i figurës së centaurit nën dritën e instalacionit
CENTAURI · DETAJ

PËRVOJA

Hapësira bëhet
vend reflektimi.

Vizitori ftohet të hyjë në labirint dhe të përshkojë rrugën që shtrihet mes dy figurave. Në këtë udhëtim, betoni, metali dhe bronzi humbasin funksionin e tyre industrial dhe shndërrohen në një gjuhë poetike mbi identitetin, kujtesën dhe ekuilibrin e brishtë ndërmjet natyrës dhe botës së ndërtuar nga njeriu.

CURRICULUM
VITAE

ARTISTI PAS VEPRËS

Artisti pas
veprës.

Portret i artistit Henri MimaniSKULPTOR · ARTIST VIZUALHenri MimaniShiko artistin
Shiko CV-në e plotëMbyll CV-në

Vepra të përzgjedhura

Shën Nënë Tereza — Katedralja e Shën Palit, Tiranë

Ismail Kadare — Juvenilia Castelo

The Poem — koleksion privat, Shqipëri / SHBA

Materializimi i Ëndrrës — dy skulptura monumentale

Imam Aliu dhe Haxhi Bektashi — Kryegjyshata Elbasan

Equus — koleksion privat

Dede Reshat Bardhi — skulptura dhe relieve monumentale

Ekspozita & çmime

Tirana International Contemporary Festival — Çmim i Veçantë

Pandemia në Art — Ministria e Kulturës

Skulptura — FAB Galeri

Edukim

Master Shkencor, Artist Vizual — Skulpturë & Pedagogji, Universiteti i Arteve

Bachelor, Skulpturë Monumentale, Universiteti i Arteve

Përvojë profesionale

AKTUALISHT

Përgjegjës

Agjencia e Industrisë Kreative Tiranë (AIK)

2022—2024

Drejtor i Produksionit Skenik

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

SKENOGRAFI

Teatër, film & televizion

Teatri i Metropolit · Teatri Kombëtar · produksione filmike dhe televizive · X Factor Albania

VEPRA TË FUNDIT

Figura që bëhen
kujtesë publike.